fbpx

Sulmohet seksualisht Mrika Nikqi, alpinistja publikon pamje të tmerrshme

nga Revista Kosovarja

Alpinistja pejane Mrika Nikqi është sulmuar seksualisht në qendër të Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mrika, duke bërë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit.

Ajo ka publikuar edhe video nga sulmi, ku shihet Mrika duke ecur rrugës dhe se si kapet nga pas nga një i dyshuar.

Mrika ka bërë me dije se policia tashmë është njoftuar për rastin e sulit, teksa i dyshuari është edhe i njohur.

Ndërkohë, alpinistja thotë se është në gjendje të rënduar emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi… Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time” shkroi Mrika në facebook.

https://www.facebook.com/100000769283028/videos/618848633221856/

https://www.facebook.com/100000769283028/videos/618848633221856/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]