81
Policia e Kosovës ka njoftuar se e arrestoi një të mitur për sulm seksual ndaj një të miture.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ngjarja ka ndodhur dje.
“Fushë Kosovë 05-06.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim.