fbpx

Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Një grua kosovare ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë viktimë e një sulmi seksual.

Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht në Kaçanik.

Viktima ka denoncuar sulmin dje, duke kërkuar drejtësi.

“Kaçanik / 28.08.2024 – 09: 30. Me 31.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se, me datën e cekur është sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]