fbpx

Sulmuan fizikisht dy persona në Deçan, dërgohen në mbajtje dy të dyshuarit

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se i kanë sulmuar dy persona tjerë në Deçan.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&KANOSJE- Deçan, 24.12.2024-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]