Quhet Sumeja Bedjeti dhe është l nga ato shqiptaret e sukseshme të Diapsorës, që nuk ja përtojnë punës e angazhimit.
Sumeja është nga Tetova, e rritur në Zvicër, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, e cila nuk kursehet kur është fjala për të punuar dhe për ta bërë më të mirën në zanatin e saj të mrekullueshëm.
Sumeja, është e dëshmuar në Make-up, Hairstyling, Lashextension, Lashlifting dhe Browlifting. Studio e saj ku ajo i ofron të gjitha këto shërbime dhe më shume quhet “Sumeja’s Beautyhome”.
Salloni i Sumejes, ku femrat marrin shërbime bukurie e estetike nga profesionistja e talentuar, gjendet në Oberuzwil te Kanton St.Gallen.
Sumeja na tregon se është aftësuar profesionalisht përmes kurseve të ndryshme. “Kam bërë kurse për qerpik tek Linda Lashes në Cyrih,dhe Masterclass te nje stiliste për qerpik nga Rusia. Kurset për Hairstyling dhe Make up i kam bërë n Arabic Salon Orient, profesioniste e njohur në Kosovë. Ndërkaq, kursin profesional për Browlifting e kam bërë tek DIANA BROWS në Zvicër.
Tek “Sumeja’s Beautyhome“, shërbimi më i kërkuar është Lashextensions (mbjellja e qerpikve) edhe Make up & Hairstyling.
Të gjitha klientet ndahen mëse të kënaqura me punën dhe rezultatin. Tek Sumeja nuk mungojnë as të njohurat si Afrona Dika, Majlinda Sulejmani, e të tjera.