fbpx

Supë me patate dhe salmon

nga Revista Kosovarja

Salmoni, nuk hahet vetëm i pjekur. Një mënyrë e mirë për ta konsumuar është edhe supa. Sigurisht, aty do ta përdorni me sasi më të limituar por sidoqoftë, shija e peshkut do të jetë. Vlerat gjithashtu!

Përbërësit për 4 persona:

2 patate
1 pras
750ml lëng zarzavatesh i valuar (i përgatitur me dado vegjetale)
500ml qumësht me yndyrë
kopër e freskët
3 lugë lëng limoni
150g salmon I tymosur
vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:

1.Në një tenxhere skuqim prasin e prerë imët me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël. Kur të kenë marrë pak ngjyrë patatet, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 15 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur aq sa duhet.
2.Hedhim masën e sipërme për ta grirë në blender bashkë me lëngun dhe kur të jenë bërë si masë homogjene e hedhim përsëri në tenxheren ku po ziente më parë, shtojmë qumështin, koprën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Vëmë tenxheren në zjarr dhe e heqim nga zjarri kur të ketë marrë valë për 2 minuta. E shërbejmë menjëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]