Vala

Një recetë për të gjithë individët të cilët duan të konsumojnë një pjatë të shëndetshme

Supa me thjerrëza është shumë e ushqyeshme dhe iu ndihmon edhe të mbani trupin në formë.

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri;

– 1 qepë e grirë;

– 2 domate të grira;

– 3 thelpinj të grirë hudhre;

– 1.5 filxhan thjerrëza;

– 1 lugë e vogël qimjon,

– 1 lugë e vogël kripë;

– 7 filxhanë ujë;

– 2 filxhan spinaq.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe nxehni vajin e ullirit dhe fërgoni 2 deri në 3 minuta.

Shtoni domatet dhe thelpinjtë e hudhrës.

Vazhdoni t’i zieni disa minuta.

Shtoni thjerrëzat, qimjonin dhe kripën.

Përzieni mirë dhe qitni sipër ujë.

Vazhdoni t’i zieni rreth 30 minuta.

Shtoni spinaqin dhe zieni edhe 3 minuta.

MUND TË JU PËLQEJNË