fbpx

“Swiiss Nails” vjen në Podujevë dhe ofron shërbime bukurie të nivelit evropian

nga Revista Kosovarja

Të gjithë e njohin “Beauty Center Shpresa”, sallonin e famshëm të bukurisë, që tashmë ka disa pika shumë të frekuentuara nga klientela.

“Beauty Center Shpresa” është qendra më e madhe shqiptare në Zvicër, që ofron një mori shërbimesh të nivelit të lartë profesional nga fusha e bukurisë, e që gjendet edhe në qytetin e Podujevës në Kosovë.

Siç është thënë disa herë, Shpresa Osmani dhe stafi i saj bëjnë punë të shkëlqyer në dobësimin efikas të klienteve, dobësimin me laser, heqjen e qimeve me laser që bënë elimininim e tyre të përjetshëm, heqjen e rrudhave në fytyrë, mbushjen e buzëve, mbjelljen e qerpikëve, thonjve e shumë shërbimeve të tjera.

Së fundi, është hapur edhe pika e re e sallonit “Swiss Nails” në Podujevë, ku në hapje solemne nuk munguan miq, dashamirë, bashkëpunëtor dhe kliente besnike. Shërbimet në “Sëiss nails” në Podujevë do të jenë të një niveli të lartë, realizuar nga profesioniste të kualifikuara dhe me aparaturën më bashkëkohore. Në “Swiss Nails” ofrohen shërbime si, thonj, qerpik, pastrim të fytyrës, permanent, microbleeding, laser për heqjen e qimeve në mënyrë të përhershme, etj. Gjithashtu, mbahen edhe trajnime për thonj dhe mbushjen e buzëve me produkte zvicerane.

Që nga viti i kaluar në Podujevë gjendet edhe “Beauty Center Cuca”, ku punohet ekskluzivisht me thonj dhe qerpikë.

Shpresa, në “Swiss Nails” bashkëpunon me vëllain e saj Arian Topanica, ndërkaq në sallonin e njohur tashmë “Beauty Center Cuca”, është në bashkëpunim me motrën e saj, Shyhrete Restelica.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]