fbpx

Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan

nga Revista Kosovarja

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, tha se nëse faktori ndërkombëtarë insiston në formimin e Asociacionit vetëm për serbët në Kosovë, atëherë sipas saj, një e drejtë e tillë duhet të iu jepet të gjitha pakicave në rajon.

“Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat tu jepet asociacion. Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, Tahiri thotë se se në kohen kur ka drejtuar negociata e ka përdorur këtë argument.

“Nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë bëhuni gati për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ne Kosova nuk jemi kundër sepse e realizojmë bashkimin kombëtar siç do ta bëjnë edhe kombet tjera të ndara në Ballkan. Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Ëashingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktorit ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca ekzekutive për asocionin në vitin 2015”, ka përfunduar ajo.

https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/6321015411264253

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]