fbpx

Tahiri i përgjigjet Zybës: Synimi i Haradinajt për president është legjitim – VV s’ka parime, Kurti iu përkul Isa Mustafës

nga Revista Kosovarja

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VV-së, Salih Zyba.

Tahiri e ka akuzuar VV-në se është parti e fundit që mund të thirret në parime, duke e përmendur se Albin Kurti i ishte nënshtruar Isa Mustafës për pak pushtet, ndërsa më herët kishte sulmuar atë dhe familjen e tij me akuzat e tij.

Në një postim në Facebook, deputeti Tahiri ka deklaruar se synimi i Haradinajt për postin e presidentit është legjitim dhe i drejtë, duke theksuar se ky synim nuk është në pronësi të askujt. Ai ka shtuar se VV ka shkelur çdo qëndrim politik dhe ka kontribuar në shkatërrimin e vendit, duke e sjellë në një krizë politike dhe ekonomike.

 

Reagimi i plotë i Tahirit është si më poshtë:

“Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është një synim legjitim dhe i drejtë, dhe nuk është pronë e askujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të flasë për parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkul Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, duke e quajtur ‘Profesor Isë’, ndërkohë që disa muaj më parë, të njëjtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelur me dy këmbë dhe, së fundi, e keni sjellë vendin në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]