fbpx

Tahiri për Kurtin që pranoi Asociacionin: Erdha, dështova, mashtrova, pranova

nga Revista Kosovarja

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka reaguar pasi mbrëmv kryeministri Albin Kurti, e pranoi publikisht se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, gjendet brenda planit evropian.

Ndër të tjera, teksa e shkroi një status në Facebook, Tahiri mendon se Kurti ka dështuar dhe mashtruar, pasi e pranoi Asociacionin.

“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, u shpreh Tahiri.

Kurti mbrëmë në RTK ka thënë se bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën e kaluar, në nenin 10 gjendet edhe Asociacioni.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015″, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]