fbpx

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën nis pas pak

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të fillojë në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

Në seancën e KSKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]