fbpx

Tani: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer

nga Revista Kosovarja

Tan Brahimi ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e kaluar teksa po bisedonte me Oltën, Armaldon dhe Dean.

Aktori nga Shkodra zbuloi se para 10-të vitesh ka humbur të dy prindërit në një aksident me makinë, të cilën ai ishte duke e vozitur dhe ishte i vetmi që i shpëtoi tragjedisë.

“Nuk i kam prindër qe 10 vite, kam bërë aksident me makinë, prindërit e mi ishin pasagjerë ata kanë vdekur kam shpëtuar vetëm unë, ka ndodhur në vitin 2013, më preu rrugën një kamion, tabela thoshte 50 unë isha 100 kilometra në orë, ai bëri gabim të dyfishtë, kishim faj të dy palët”, ka treguar i prekur Tani.

Tani Ibrahimi ishte njëri prej banorëve të rinj që u bënë pjesë e Big Brother VIP Albania rreth dy javë më parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]