fbpx

Tani surprizohet nga kolegët e spektaklit më të famshëm të humorit “Portokalli”

nga Revista Kosovarja

Pasi rrëfeu historinë e dhimshme të jetës, Tani u surprizua nga stafi i “Portokalli”, spektakli më i famshëm i humorit në të gjithë Shqipërinë.

Aktori u shpreh se në periudhën e tij më të errët, Top Channel i dha dritë jeshile për tu bërë pjesë e spektaklit të humorit dhe se me stafin e “Portokalli” ka kaluar momente shumë të bukura.

Ai rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humnbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.

Dhe ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]