fbpx

Tash fjalën e ka populli!

nga Revista Kosovarja

“Ujqërit” që nuk mundën të hyjnë në lista, dërguan gratë, djemtë, kunatat, dashnoret, shkruan “Kosovarja”.

Listat e kandidatëve për deputetë dolën. U bënë publike. Dikush e meriton e shumëkush nuk meriton të jetë aty.

Emrat e përfshirë në listat e kandidatëve nuk dëshmojnë kualitetin real të gjendjes në terren. Nëpër nëndegë e në degë ka pasur përçarje, ndërskamca e intriga. Dikujt i është bërë e padrejtë, dikujt i është ofruar diçka që nuk e meriton…

“Paraja shkon te paraja”, thotë populli. Por, disa gjëra të tjera bëhen edhe pa thënë populli fare. Pra, do hajni të bëra nga politika, përsëri i fiton populli. Kur t’i nxjerrin paratë për të blerë vota në terren, përsëri përfiton populli.

Sepse, është bërë i mençur edhe populli. Askujt nuk i thotë jo, por ua merr paratë kur të dalin për të kërkuar vota e kështu hajnia përsëri i kthehet popullit. Bile sa për kafe…

Ajo çka shihet deri më tani, në bazë të listave të publikuara, disa ish-deputetë, e që nuk kanë mundur të hyjnë në listën zgjedhore, i kanë deleguar djemtë e tyre!

Disa që për shkaqe ligjore nuk kanë mundur të hyjnë vetë, i kanë dërguar gratë, bijat, rejat, apo edhe dashnoret!

Natyrisht, ka edhe përjashtime. Në lista ka emra të rinj, por jo të tillë që nuk i njeh opinioni.

Në lista të kandidatëve për deputetë ka edhe njerëz, të cilët janë rrasur në borxhe deri në fyt dhe kanë aderuar dhe hyrë në listë për të përfituar nga posti për marrjen e tenderëve…

Por, edhe ata që do të zgjedhin, po nuk pate krah, kot je më i miri, apo ndër të mirët! Nuk luan rol shumë aftësia sa njoftësia! Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]