fbpx

Tavë kosi me mish qengji

nga Revista Kosovarja

Një version i ri i recetës që nuk duhet ta kaloni pa provuar.

Edhe pse tava e kosit është një pjatë tipike e kuzhinës së Elbasanit, ajo gatuhet thuajse në çdo krahinë.

Mirela e Papares ka sjellë një version të ri, të cilin e duan shumë në familjen e saj kështu që përse të mos e provoni edhe ju.

PËRGATITJA:

Kësaj herë e bëra pak më ndryshe tavën e kosit.

Mishin e skuqa me pak gjalpë edhe vaj, i shtova ujë edhe e zieva.

Kaurdisa 2 lugë miell me 2 lugë gjalpë, shtova lëngun e mishit edhe e bëra krem.

Në tas rraha 4 vezë me 1 kg kos, kripë edhe në fund i shtova kremin e miellit edhe 1 lugë oriz të thyer.

Mishin e vendosa në tavë me pak piper edhe sipër i shtova kremin e kosit dhe e poqa në furrë me 180 gradë për 40 minuta edhe gati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]