fbpx

Tavë me suxhuk dhe vezë

nga Revista Kosovarja

Një ide për të sjellë në tryezë recetën shumë të shijshme

Përbërësit:

▪ 500 gram suxhuk, të prerë imët
▪ 1 qepë e grirë
▪ 1 spec i gjelbër
▪ 2 kërpudha të copëtuara
▪ 12 vezë
▪ 1 filxhan qumësht të bajameve
▪ 1 lugë kripë
▪ ½ lugë piper
▪ ¼ trumzë
▪ ¼ lugë rozmarinë
▪ Domate ose salcë domatesh për shërbim

Përgatitja:

Ngrohet paraprakisht furra në 170 ⁰C dhe vendoset suxhuku në një tigan deri sa të fërgohet.

Shtoni qepën, piperin, kërpudhat – i fërgoni disa minuta deri sa të zbuten dhe pastaj largoni yndyrën e mbetur.

Kombinoni vezët, qumështin e bajameve, kripën, piperin, trumzën dhe rozmarinën. Shtoni perimet dhe përzierjen e mishit.

Tundini të gjitha së bashku.

Përbërësit vendosen në furrë për pjekje (30 min) dhe në fund shërbehen me domate ose salcë domatesh.

Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]