fbpx

Tayna me një tjetër sukses por kësaj here nuk ka të bëjë me muzikën

nga Revista Kosovarja

 Tayna është njëra ndër këngëtaret më të komentuara të shoë bizit shqiptar, kjo për shkak stilit të saj dhe frymës së re që ajo ka sjellur në tregun muzikor.

Ndërkaq ajo është duke punuar fort duke sjellur kështu projekte të reja të cilat po rezultojnë mjaft të suksesshme.

Mirëpo sukseset e reperes si duket nuk janë të përqendruara vetëm tek muzika, së fundmi ajo është bërë imazh i një brendi të veshjeve.

Reperja ka pozuar për koleksionin veror të “DEF” në bashkëpunim me “Playboy”.

Kujtojmë poashtu se kënga e saj e fundit ishte “Ti harro”, në bashkëpunim me  Azet, këngë kjo që rezultoi shumë e suksesshme duke u shoqëruar kështu me miliona klikime në Youtube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]