fbpx

Tayna u shfaq provokuese në imazhet e reja me dekolte të hapur, Mozzik i bënë komentin epik

nga Revista Kosovarja

Ndërkohë që fansat janë në pritje të bashkëpunimit ndërmjet Taynas, Mozzikut dhe Butrint Imerit, reperja ka joshur me pozat e shpërndara në rrjetet sociale.

E njohur për linjat e admiruara trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka sjellë imazhe atraktive duke theksuar figurën e saj e veshur me rroba me ngjyrë rozë.

Artistja nga Prizreni, i cila ndiqet nga më shumë se 1.5 milion fansa në Instagram, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në fotografitë e postuara, por edhe mijëra komente.

Nga emrat e shumtë të skenës që i kanë komentuar ka spikatur komenti i reperit Mozzik.

Në përshkrimin e Taynas: “Ai më thirr ‘bad gyal’” (që i referohet një femre tërheqëse që ka qëllime ‘jo të mira’), ylli nga Ferizaj ka shkruar: “Kush ai, ai, ai? Ceke me emër”.

Ndryshe, Tayna, Mozzik dhe Butrinti janë në përgatitje të projektit muzikor që pritet të titullohet “Pare”. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]