fbpx

Taynes në Amerikë nuk i del qysh ka pritë

nga Revista Kosovarja

Tayna ka mbajtur së fundmi një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperja e njohur ka qenë e ftuar për një mbrëmje në New York për të performuar për publikun shqiptar atje.

Por ky event nuk doli knaqshëm për reperen e as organizatorët.

Burime të Telegrafit tregojnë se për koncertin e saj janë shitur vetëm 310 bileta ndërsa janë futur falas 150 persona më pas.

Nuk dihet nëse ky numër jo i zakonshëm për një koncert të saj erdhi si pasojë e masave pandemike dhe gjendjes së rënduar me Covid-19.

“Nuk është e vërtetë që kanë qenë numër i limituar i njerëzve, kemi pasur plot 650 njerëz dhe askush nuk është futur pa pagesë”, ka qenë reagimi i organizatorit megjithatë edhe fotot e publikuara tregojnë numrin e vogël të pjesëmarrësve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]