fbpx

Të famshmit shqiptarë që iu bashkuan protestës në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

nga Revista Kosovarja

Rasti i dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, ka tronditur opinionin publik dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve po protestojnë këtë të mërkurë (31 gusht) në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe emra të njohur të estradës dhe figura të tjera të famshme, që kanë qe të zëshme edhe me reagime të shumta në rrjetet sociale ndaj rasteve të dhunës ndaj gjinisë femërore.

Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Duda Balje, Adriana Matoshi, Memli Krasniqi, Atifete Jahjaga, DJ Geek, Dj Dagz, Ana Kabashi, Arta Kabashi, Blerina Kllokoqi Rugova, Ron Zaiti, Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Salihu, janë disa nga emrat e njohur që u panë në protestë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]