95
Njëra nga dyshet me të kërkuara që të performonin në ahengje familjare pa dyshim kanë qenë edhe Shyhrete Behluli dhe Arian Agushi.
Dyshja janë të shquar për hitet e tyre si “Vella e Motër”,“Perhajr Gjyshe”, “Dashnia e nanes”,andaj publiku këto këngën i ka përqafuar sepse kanë gjetur vetën në disa vargje, shkruan “Kosovarja”.
Behluli ka qenë ajo që ka ndarë një ‘instastory’ ku shihet së bashku me Agushin duke përformuar bashkë me publikun.
Dyshja kanë paralajmëruar edhe disa projekte qe do ti sjellin ditëve në vijim.