fbpx

“Të gjithë këndojnë gegënisht”, Sidrit Bejleri: Tekste ka vetëm MC Kresha dhe Dr. Flori

nga Revista Kosovarja

Sidrit Bejleri është një ndër këngëtarët më të njohur shkodran. Ai preferohet shumë nga publiku dhe kjo ka bërë që të jetë sa më afër tyre gjithmonë me projekte muzikore.

Së fundmi, Sidriti ka lançuar albumin e tij më të ri me titull “Pat kenë një kohë”, të cilin e ka promovuar sot në “ABC e Mëngjesit”.

Ai ka thënë se në ditët e sotme është shumë vështirë të bësh një album pasi muzika po degradon, veçanërisht tekstet.

Sipas Bejlerit të gjithë po mundohen të këndojnë gëgënisht pasi e shohin si diçka të suksesshme.

Kam përshtypjen që te muzika moderne, folku, turbofolku, edhe te popi i ri që po pretendojnë se po e bëjnë, hip-hopi. Ndërkohë, që ka hip-hop-ist që i bëjnë tekstet shumë të mira si MC Kresha apo DR. Flori, i cili nëse ka bërë një “S’kena para” që këndohej gjithandej, përfshirë personin në fjalë, me shumë lezet, finesë thotë “S’kena para”, ose “Hou çike”, që tani i përkasin asaj playliste të artë të muzikës që ka të bëjë pak si Ballkan, pak si folk.

/abcnews.al/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]