fbpx

Të gjithë menduan se ishte nëna e tij, ja kush është gruaja që e përqafoi Lionel Messi pasi fitoi Botërorin

nga Revista Kosovarja

Krahas festimeve me gruan dhe fëmijët, ka ndodhur një moment emocionues kur një grua ka përqafuar Messin në mes të fushës.

Videoja në fjalë u bë shpejt u bë virale në media dhe rrjetet sociale.

 

Në fillim disa media që raportuan për të e ngatërruan gruan me nënën e Messit, Celia Maria Cuccittini, dhe të tjerët me Adrianan, nënën e Kun Agueros, në fakt nuk ishte asnjëra prej tyre.

Por në fakt, ishte dikush që ka një rol të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Argjentinës, pikërisht Antonia Farias.

Antonia Farias, 42 vjeçe, ka punuar me Messin për një dekadë dhe është një anëtare kryesore e ekipit të Argjentinës, pasi ajo është një nga kuzhinieret që i shoqëron lojtarët në çdo udhëtim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]