fbpx

Të shtëna me armë në Deçan, lëndohet një person

nga Revista Kosovarja

Një person ka mbetur i lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri sot në mëngjes në Strellc të Deçanit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]