fbpx

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, një i vdekur

nga Revista Kosovarja

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë gjatë orëve të pasdites.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se me këtë rast dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, derisa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci për Telegrafin.

“Të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor derisa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar tutje Borovci.

Njëri nga të plagosurit ka ndrruar jetë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të shtënat me armë kanë ardhur nga një veturë në lëvizje

https://www.facebook.com/tvllapiofficial/videos/3567777820116204/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]