fbpx

Të shtëna me armë te lokali i Noizyt, plagoset një politikan

nga Revista Kosovarja

Të shtënat me armë janë dëgjuar pak më parë në Durrës.

Raportohet se kjo ka ndodhur te lokali i reperit Noizyt në zonën e Currilave, ku ka mbetur i plagosur një person.
Abc mëson se i plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës.

Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]