fbpx

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Të shtunën në orën 12:05 do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]