fbpx

Tea e Bearti kaluan Shën Valentin përrallor në “Marina Bay Luxury”

nga Revista Kosovarja

“Marina Bay Luxury” në Vlorë është oaza e mikëpritjes, kënaqësisë, luksit dhe eksperiencave të paharruara.

Jo rastësisht çifti më i përfolur i momentit, Tea dhe Bearti po kalojnë ca ditë pushimi në “Marina Bay Luxury”, që gjendet në krye të komplekseve hoteliere në rivieren shqiptare.

Çifti që kanë pushtuar vëmendjen e të gjithëve, duke u kthyer në fenomen mediatik dhe në temë bisedash kudo, kanë kaluar Shën Valentinin e parë pikërisht në “Marina Bay Luxury”.

Pamja, arredimi, detajet, menya dhe gatimet nga shefat më të mirë të kuzhines, servirja që le mbresa të forta, shërbimi i shpejtë, korrekt dhe profesional, e ngrisin “Marina Bay Luxury” në pidestal, andaj çifti simpatik po e zgjasin edhe për pak festën e Shën Valentinit.

Dyshja përmes postimeve në Instagram kanë ndarë pak nga eskperienca e tyre unike në “Marina Bay Luxury” në Vlorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]