fbpx

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

nga Revista Kosovarja

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 10:00. Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Telegrafi nga burimet e veta ka marrë vesh se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në ora 09:30.

Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.

Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.

Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]