Deputetët e zgjedhur kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës për tentimin e dytë për konstituimin e legjislaturës së re.
Seanca është caktuar pas dështimit të tentimit të parë, ku mungesa e konsensusit politik e pamundësoi formimin e strukturave udhëheqëse të Kuvendit, transmeton Zeri.info.
As sot nuk dihet nëse partitë politike do të jenë më të përgatitura sa i përket votimit të raportit për mandate, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, një hap kyç për vazhdimin e procesit institucional.
Deri tani partitë opozitare kanë refuzuar të tregojnë qendrimet e tyre para nisjes së seancës.