fbpx

Tërmet i fuqishëm në Japoni, alarm për cunami

nga Revista Kosovarja

Japonia është goditur këtë të shtunë nga një tërmet i fuqishëm, i cili sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, ka qenë me magnitudë 7,2 i shkallës rihter.

Ende nuk ka të dhëna për dëme apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë lëshuar edhe një alarm të një cunam të mundshëm në zonat në veriperëndim të Japonisë.

Tërmetet në Japoni janë një fenomen i zakonshëm, pasi ky shtet është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]