fbpx

Tërmet në jug të Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, rreth orës 15:38.

Referuar qendrës sizmologjike evropiane EMSC, lëkundja ka qenë 3.8 ballë, me thellësi 2 km, dhe me epiqendër në afërsi të Gjirokastrës.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në të gjithë jugun e vendit.

Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]