fbpx

Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë! Lëkundjet ndihen në Tiranë, Durrës, Lezhë e Pogradec

nga Revista Kosovarja

Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.

Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 1 km.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët teksa ende nuk ka informacione për dëmtime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]