fbpx

Tërmeti shkund Italinë

nga Revista Kosovarja

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter goditi rajonin e Kozencës në Itali në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet e fuqishme, që zgjatën disa sekonda, shkaktuan panik te banorët, duke detyruar shumë prej tyre që të kalojnë natën jashtë.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet lokale vijojnë verifikimet në terren, raporton A2CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]