fbpx

Tërmkolli : Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i Presidentit Rugova, Adem Jasharit e Hashim Thaçit në cilëndo ngjarje kombëtare

nga Revista Kosovarja

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se secila parti kishte heronjt e vetë.

Me tutje, ajo ka ka thënë se është marrëzi mohmi i presidentit Rugova dhe se emri i ish-presidentit Hashim Thaçi është i patejkalushëm për Ditën e Pavarësisë.

“Përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë, Ditën e Pavarësisë, në Kuvend, secili doli me herojtë “e vet”! Nuk priten ditë të mira për një vend në të cilin secila parti politike ka herojtë e vet, përjashtues me njëri tjetrin. Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jasharit e UÇK- së, në cilëndo ngjarje kombëtare ndërsa në datën e shpalljes së pavarësisë është i patejkalueshëm edhe Hashim Thaçi!”- tha Tërmkolli.

“Kështu thotë logjika dhe vetëdija shtetërore kombëtare. Ata që guxojnë t’i mohojnë, t’i partizojnë e t’i personalizojnë, janë veç adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t’i mbajnë pozitat që kanë!” – ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]