fbpx

Tërmkolli me thènien e Fishtës: Prej sot s’ jam shqiptar

nga Revista Kosovarja

Melihate Tërmkolli pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së është deklaruar për medie.

Në fjalën e saj, ajo e përmendi një thënie të Gjergj Fishtës.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë ra dhe në çfarë injorance, Gjergj Fishta e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës.

Ajo e akuzoi ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]