1,1K
Teuta Rugova është e bija e vetme e ish Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Ajo, ishte njëkohësisht edhe pika e dobët e Presidentit, pasi ishte edhe më e vogla e shtëpisë, shkruan “Kosovarja”.
Teuta Rugova, që ishte edhe Deputete e Kuvendit të Kosovës, nuk shihet thuajse asnjëherë në publik.
Sot, ajo feston ditëlindjen dhe kunata e saj, dizenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova e ka uruar me një foto shumë të bukur, ku Teuta shihet nën vallëzimin e të atit.
Blerina, e quan Teuten “Kudita”.