Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi kanë qenë të ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, ku kanë folur për eksperiencën e tyre në Big Brother VIP Albania 4.
Çifti ka thënë se fansat e këtij reality shou janë të çuditshëm sepse mbajnë mëri për ngjarjet që ndodhin.
Krisa theksoi se nuk duhet të lidhen emocionalisht me formatin për faktin se mbaron dhe secili vazhdon me punët e tyre.
“Mos u përfshini kaq shumë emocionalisht në një reality kur ai do të mbarojë. Secili do të vazhdojë jetën e tij, disa pajtohen disa jo se është në bazë të situatave që ndodhin në shtëpi mund të kenë ndodhur disa debate që janë përfshirë shumë. Ata janë diskutime të tjera”, u shpreh ajo.
E Tiri në anën tjetër tha se fansat janë të çuditshëm dhe rast për t’u studiuar.
“Mendoj që rasti i fansave të Big Brother është rast për t’u studiuar me thënë të drejtën sepse realisht është shumë e çuditshme se si arrijnë të krijojnë një lloj lidhje me disa banorë aty që për ata është mbi shumicën e gjërave. Është shumë e çuditshme edhe nëse e kanë bardhë mbi të zezë nuk i intereson. Krijojnë një lloj lidhje shumë të çuditshme dhe interesante për t’u studiuar”, shtoi ai.
Në këtë vit vlen të ceket se fitues u shpall konkurrenti nga Kosova, Gjesti.