fbpx

Tmerrohen pasagjerët! Avioni mbushet me tym gjatë udhëtimit

nga Revista Kosovarja

Disa pasagjerë janë tmerruar kur nuk kanë mundur që të marrin frymë lirshëm për 25 minuta gjatë një udhëtimi me avion. Shkak është bërë tymi që mbushi gjithë avionin.

Madje mediat e huaja shkruajnë se ata kanë pohuar se u ishte thënë që të ‘fillonin të faleshin’ gjatë incidentit kaotik.

Fluturimi “SpiceJet” nga Goa, Indi, u detyrua të bënte një ulje emergjente në destinacionin e tij të aeroportit Hyderabad.

Madje nga videot e publikuar anë rrjet dëgjohet një grua duke bërtitur ‘përkuluni, qëndroni poshtë’, ndërsa një alarm u dëgjua në pamjet dramatike që kapën masakrën.

“Anëtarët e ekuipazhit na thanë t’i lutemi Zotit dhe të lutemi për familjet tona – ishte vdekjeprurëse”, tha Srikanth Mulupala.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i linjës ajrore i mohoi këto pretendime, duke i cilësuar ato “të pabaza”, ndërsa shtoi se ekuipazhi ndoqi protokollin e duhur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]