fbpx

Tortë e ftohtë me kos dhe fruta

nga Revista Kosovarja

Ëmbëlsirat janë gjithmonë një pikë kyçe e drekave festive në familje. Ato, përveç shijes, i japin një tjetër bukuri ditës por edhe tryezës. Ju sugjeroj që të provoni tortën e ftohtë me kos të cilën mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi. Kjo recetë kërkon përdorimin e xhelatinës por nëse dëshironi mund ta shmangni përdotimin e saj. Më pas zgjidhni furtat tuaja të preferuara me të cilat mund ta zpukuroni tortën tuaj sigurisht edhe që t’i jepni akoma edhe më shumë shije.

Përbërësit: 280g biskota pa sheqer, 170g gjalpë, 30g sheqer, 700ml kos, 60ml qumësht, 50g sheqer pluhur, 20g xhelatinë, 300ml pana ëmbëlsirash, fruta sipas dëshirës

Përgatitja – Si fillim lyeni me gjalpë një tavë keku rrumbullake dhe shtrojeni m eletër pjekjeje. Ndërkohë grini në mikser biskotat dhe shtoni sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe të ftohur. Masën e përgatitur kalojeni tek tava dhe me një lugë përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Mundohuni të krijoni një shtresë të njëtrajshme dhe të drejtë. Futeni tavën në frigorifer për 30 minuta ndërkohë që vazhdoni me përgatitijen e ëmbëlsirës. Shkrini fletat e xhelatinës tek një enë të vogël me pak ujë dhe lëreni aty për 10 minuta. Mund ta përzieni me telin e kuzhinës që të tretet më shpejtë.

Ndërkohë në një tenxhere hidhni qumështin dhe vendoseni në zjarr për t’u ngrohur. Kur të shihni që qumështi është i nxehtë hidhni aty xhelatinën e zbutur dhe përziejeni përsëri me telin e kuzhinës. Në mikser rrihni panën e ëmbëlsirave me sheqerin pluhur derisa të krijoni shkumën e bardhë.

Panën përziejeni me kosin dhe qumështin me xhelatinë i cili duhet të fothet plotësisht. Të gjithë masën që përgatitët kalojeni tek tava ku shtruat biskotat dhe përhapeni mirë dhe në mënyrë të barabartë. Mund ta fusni ëmbëlsirën për 5 orë në frigorifer që të mpikset sa më mirë. Para se ta shërbeni mund ta zbukuroni me fruta të freskëta të stinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]