fbpx

Torte me luleshtrydhe

nga Revista Kosovarja

Përbërësit
2 vezë
2 filxhanë sheqer pluhur
2 filxhanë jogurt
1 filxhan vaj vegjetal
2.5 filxhanë miell
2 luge te gjellës kakao
1 vanilje
1 Pluhur pjekje

PËR KREM
gjysme l qumësht
1 gote te çajit sheqer
1 vezë
1 luge te gjellës miell
1 luge te gjellës nisheste
1 vanilje

PËR SOSIN E ÇOKOLLATES
150 gr krem qumështi
150 gr çokollatë

Hapat
1 Vezët dhe sheqerin i përzieni rreth 3-4 minuta.

2 Vajin vegjetal, jogurtin, miellin, kakaon, pluhur pjekjen, vaniljen ia shtoni dhe i përzieni.

3 Glazurën e derdhni në enën e pjekjes, në temperaturë 160 grade celsius për 25 minuta e pjekni.

4 Vezët, sheqerin, miellin dhe nishestenë e vendosni në një enë.
Qumështin, vaniljen ia shtoni dhe e përzieni.

5 I derdhni në tenxhere këta përbërës dhe i përzieni në zjarre.
Pas pjekjes së kekut, e derdhni përmbi në të se bashku me kremin.
6 Zbukurimin e bëni me luleshtrydhe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]