fbpx

Tradhëtoi bashkëshortin, gruaja do të goditet me gurë deri në vdekje

nga Revista Kosovarja

Një grua në Sudan është dënuar me vdekje me gurë për tradhti bashkëshortore, rasti i parë i njohur në vend për gati një dekadë.

Maryam Alsyed Tiyrab, 20 vjeç, u arrestua nga policia në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit muajin e kaluar.

Tiyrab thotë se po apelon kundër vendimit. Pjesa më e madhe e dënimeve me gurë, të cilat janë kryesisht kundër grave, anulohen në gjykatën e lartë, shkruan The Guardian.

Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS), me seli në Ugandë, tha se dënimi shkel ligjin vendas dhe ndërkombëtar dhe bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Tiyrab“.

Qendra tha se gruas nuk iu dha një gjykim i drejtë dhe nuk iu tha se informacioni që ajo dha gjatë marrjes në pyetje do të përdorej kundër saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]