fbpx

Tragjedi në koncertin e Taylor Swift në Brazil, fansja e këngëtares ndërron jetë para performancës së këngëtares!

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur për Taylor Swift dhe fansat e saj, teksa raportohet se një fanse e saj në Brazil ka humbur jetën, teksa priste që artistja të performonte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Tay, e cila me anë të një postimi në Instagram, menjëherë pas performancës, ka reaguar e tronditur në lidhje me ngarjen, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e vajzë.

Nga informacionet e para, që sipas Swift nuk janë të shumta, Ana Benevides 23-vjeç vdiq teksa ishte në koncertin e këngëtares, pak para se ajo të ngjitej në skenë. Të resë i ra të fikët për shkak të nxehtësisë ekstreme në stadium, të cilat shkonin mbi 37 gradë celcius, ndërsa thuhet se më pas kishte pësuar arrest kardiak. Ndihma e menjëhershme që ju dha nuk mundi ta shpëtonte, teksa ndërroi jetë në spital pak orë më vonë.

Swift e mori vesh e fundit për tragjedinë që kishte ndodhur, dhe në deklaratën e saj u shpreh se nuk mund të fliste për këtë gjatë performancës pasi nuk do mund të vazhdonte nga hidhërimi, teksa se kishte menduar kurrë që dicka e tillë do të ndodhte kur kishte vendosur të vinte në Brazil.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]