fbpx

Tragjedi në Podujevë: Qëllohet me kallash një i ri, dyshohet se e vrau babai

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të komunës së Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar, respektivisht babai i viktimës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]