fbpx

Tragjedia në Gllogjan, rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”

nga Revista Kosovarja

Rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”

Kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuar mediave. Në raport thuhet se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndryshe, tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]