fbpx

Trajkoviq: Kurti po sillet sikur Serbia të jetë shkëputur nga Kosova

nga Revista Kosovarja

“Rada Trajkoviq reagon për qëndrimin e Kurtit në negociata me Serbinë

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas takimeve të djeshme në Berlin dhe pas darkës në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Trajkoviq ka thënë se që negociatat të jenë të suksesshme atëherë kryeministri Kurti duhet të ulë vetëvlerësimin e tij, meqë sipas Trajkoviqit shefi i Qeverisë kosovare po sillet sikur “Serbia të jetë shkëputur nga Kosova dhe jo anasjelltas”.

“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas.

Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.

Kuptimi i fjalës iluzion
iluzión,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
1. perceptim i shtrembëruar a i gabuar i sendeve, i dukurive etj. për shkak të të metave të shqisave ose të rrethanave të jashtme: iluzion pamor (optik).
2. kuptim i figurshëm; përfytyrim i shtrembër ose mendim i gabuar për dikë a për diçka, kur nuk e njohim mirë të vërtetën; / shpresë e kotë që na gënjen, ëndërr e zbrazët: iluzionet e rinisë; s’ka iluzione.

ILUZION m. libr.

Perceptim i gabuar a i shtrembëruar i sendeve, i dukurive etj. që na rrethojnë, i cili krijohet për shkak të të metave të shqisave ose për shkak të rrethanave të jashtme; gabim i shqisave, që na e paraqitin si të vërtetë një dukje të gënjeshtërt. Iluzion pamor (optik) iluzion që lind nga perceptimi i gabuar i madhësisë ose i trajtës së trupave. Iluzione emocionale iluzione që lindin nga ndjenja të caktuara të njeriut, nga gjendja e tij emocionale. Iluzionet e shqisave. Lind (krijohet, formohet) një iluzion.
Përfytyrim i shtrembëruar ose mendim i gabuar që kemi krijuar për dikë a për diçka pa e njohur mirë të vërtetën.
fig. Shpresë e kotë me të cilën gënjejmë veten, ëndërr e zbrazët. Iluzionet e rinisë. Krijon iluzione. S’ka iluzione. Rronte me iluzione

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]