fbpx

Transformimi i Arbërit gjatë verës na la pa fjalë!

nga Revista Kosovarja

Pas një periudhe me probleme me mbipeshën, së fundmi, grimeri Arbër Bytyqi vendosi të ‘përshëndetet’ me kilogramët e tepërt.

Siç është bërë e ditur, ai i është nënshtruar regjimit ushqimor dhe trajtimeve të cilat kanë dhënë një rezultat mahnitës.

Në një  intervistë të para disa muajve, Arbëri ishte vetëm në fillim të këtij synimi.

Por përgjatë verës, Arbëri duket të ketë rënë shumë nga pesha.

Ndryshimin drastik e ka vënë në pah më së miri një fotografi e postuar nga reperja Tayna e cila këto ditë ka pushuar me grimerin, njëherësh bashkëpunëtor i saj prej disa kohësh.

Një transformim ky që definitivisht duhet duartrokitur!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]