fbpx

Travis Barker flet pas problemeve shëndetësore dhe shtrimit në spital

nga Revista Kosovarja

Travis Barker ka reaguar për herë të parë që pas raportimeve se u dërgua me urgjencë në një spital.

Bateristi i “Blink-182” dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian zbuloi se çfarë ndodhi dhe cili ishte procesi që ai kaloi gjatë qëndrimit në spital.

Barker përdori llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter për të shpjeguar detajet më të fundit të asaj që ndodhi.


Gjendja e tij shëndetësore ka shqetësuar shumë ndjekës, madje duke pasur frikë edhe për jetën e tij.

Disa burime theksuan se bateristi kishte dhimbje të forta në stomak, gjë që e pengoi atë të shkonte në spital.

Nuk është hera e parë që ai përballet me një situatë të rëndë. Në vitin 2008, i njëjti pësoi një aksident avioni ku humbën jetën miqtë e tij.

Mesazhi i Travis Barker në rrjetet e tij sociale:

“Të hënën iu nënshtrova një endoskopie që më bëri të ndihem mirë. Por pas darkës pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital”, tha ai.

Gjatë endoskopisë, më hoqën një polip shumë të vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit. Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë që më rrezikoi jetën. Unë jam shumë, shumë mirënjohës që me trajtimin intensiv aktualisht jam shumë më mirë”, përfundoi artisti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]