fbpx

Tre persona therin një të mitur në oborr të shkollës në Ferizaj – viktima në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Në vendin tonë, nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë përfshihen në dhunë fizike, duke shkaktuar shqetësim të thellë në shoqëri. Një akt brutal ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një 15-vjeçar është sulmuar egërsisht me thikë në oborrin e shkollës “Gjon Sereqi”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se viktima, i identifikuar si F.V., ka qenë duke kaluar në oborrin e shkollës kur është përballur me tre persona të panjohur. Pas një përplasjeje verbale, njëri nga sulmuesit e ka goditur me thikë në disa pjesë të trupit, duke i shkaktuar plagë të serioze.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të specializuar, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka mundur të japë deklaratë të plotë para Policisë.

Me të marrë vesh rastin, në vendin e ngjarjes ka ardhur menjëherë njësitë policore, por reshjet e shiut kishin fshirë çdo gjurmë, duke e bërë të vështirë gjetjen e provave materiale. Po ashtu, as qytetarët që ishin në afërsi të shkollës nuk kanë raportuar për ndonjë përleshje.

Sulmuesit janë në arrati, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po trajtohet me prioritet nën urdhrin e Prokurorisë.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për këtë ngjarje të rëndë që ka alarmuar opinionin.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]